Saturday, May 11, 2013

Edhe Scholes të pensionohet në fund të sezonit


Mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, do të ndjekë rrugën e Sir Alex Ferguson, për t’u pensionuar për të dytën herë brenda një viti në fund të këtij sezoni.
 Në fund të sezonit të kaluar ishte Scholes ai që u tërhoq nga futbolli, por duke parë se Ferguson kishte nevojë për shërbimet e tij, ishte skocezi ai që e kërkoi përsëri në ekip Scholesin dhe natyrisht se ky i fundit nuk e injoroi menaxherin legjendar.
Tani duket se Scholes ka vendosur që përfundimisht të largohet, duke parë që në pankinën e Djajve më nuk do të jetë as Ferguson, njeriu që ka qenë pranë tij në dekadën e fundit. 

No comments:

Post a Comment