Mourinho i pikëlluar për largimin e Fergusonit
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është shprehur tejet i zhgënjyer dhe i pikëlluar që menaxheri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka vendosur të pensionohet.
Ish-trajneri i Interit, Chelseat dhe Portos ishte telefonuar personalisht nga Ferguson, i cili ia kumtoi prej të parëve mbrëmjen e të martës vendimin për pensionim.
Dhe, Mourinho thotë se ai është ndjerë tejet i pikëlluar që dëgjoi Fergusonin t’i thotë fjalët e fundit si bos i pankinës së United dhe madje thotë se njeriu që ai e konsideron figurë mitike të futbollit do t’i mungojë në përballjet me Manchester United.
“Kur Sir Alex më telefonoi për të më dhënë nderin që të dëgjoj vendimin e tij nga goja e tij, unë isha i befasuar dhe i pikëlluar. Do të jetë e vështirë për mua dhe për të gjithë menaxherët, që të shkojnë në Old Trafford dhe të luajnë ndaj Manchester Unitedit pa këtë figurë mitike para nesh”.
“Në të njëtën kohë, unë isha i lumtmur të ndjeja këtë emocion dhe ndjeja krenari për një karrierë kaq fantastike të tij”.
United përballet të dielën me Swansean që është ndeshja e fundit e Ferguson në Old Trafford dhe i pyetur nëse do të shkonte ta shikonte, Mourinho tha: “Jo, natyrisht se jo – jo, nuk dua që të qaj”.

This comment has been removed by the author.
ReplyDelete